“Do t’i bëj një kërkesë Kombëtares së Shqipërisë”! Trajneri i Rubin Kazan: Do t’i them që të mos e marrin Mirlind Dakun

Mirlind Daku ndodhet në një formë ideale në Rusi. Sulmuesi shqiptar po shënon thuajse në çdo ndeshje dhe duket tërësisht një nivel tjetër për kampionatin ku luan. Por ky futbollist po kalon një dëmtim së fundmi dhe dje u la jashtë në ndeshjen e Kupës.

Gjithashtu edhe më herët Daku po luante me injeksione pasi është i pazëvendësueshëm për Rubinin. Megjithatë për shkak të koreve në ndeshjen kundër Kroacisë, Daku ka edhe një ndeshje dënim për të larë, teksa duhet të mungojë në takimin e parë që kuqezinjtë do të zhvillojnë në shtator.

Por trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov, kërkon që Daku të mungojë në të dy takime për Shqipërinë në shtator. “Daku ka një dëmtim jot ë lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë. Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim. Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtarë në fushë gjithmonë me qetësues. Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi që ta bindim Shqipërinë që të mos e marrin këtë herë, por t’i japin mundësinë të rikuperohet”, tha Rakhimov. /Sport Ekspres/