Antonio Konte shënoi një tjetër sukses në karrierën e tij. Trajneri italian i solli titullin e 4-t kampion në Serinë A Napolit. Por pavarësisht këtij suksesi, e ardhmja e tij në krye të të kaltërve mbetet në pikëpyetje. De Laurentisi është shprehur se do t’i lutet Kontes që të qendrojë, por theksoi se nuk do t’a detyrojë nëse dëshira e tij është të largohet.
“Do t’i lutem Kontes që të qendrojë. Ai është një fitimtar. Ka një kontratë 2-vjeçare, por nuk e detyroj dot. Shpresoj që ai të qendrojë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por nëse ai ka mendime të tjera unë nuk do të detyroj askënd që të qendrojë kundër vullnetit të tij. Do të kemi një merkato transferimesh të shkëlqyer, si gjithmonë. Napoli është në duar të mira”, ka thënë Aurelio De Laurentisi./Sport Ekspres/