Dodaj bën “Loro Boriçin” të festojë në minutën e 95, Vllazia mund Elbasanin dhe shkëputet në krye

Vllaznia ka marrë tre pikë mjaft të çmuara në mbrëmjen e sotme. Kuqeblutë kanë arritur të mposhtin me shifrat 2-1 Elbasanin. Bekim Balaj zhbllokoi shifrat në minutën e 24-t, ndërsa verdheblutë barazuan shifrat në minutën e 80 me anë të Bojesë.

Por kur në kampin e Elbasanit po prisnin nga momenti në moment vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, Dodaj ktheu situatën në favor të shkodranëve. Lojtari i Vllaznisë tundi rrjetën në minutën  e 95-të dhe ndezi festën në “Loro Boriçi”. Me këtë fitore Vllaznia “arratiset” në krye të rendjtjes, +5 pikë larg Egnatias së vendit të dytë./Sport Ekspres/