Dominim absolut i Spanjës në futboll, pas Europianit marrin medaljen e arit në Lojërat Olimpike

Spanja ka konfirmuar veten këtë vit si një superfuqi e futbollit. Pas Kampionatit Europian, “furia e kuqe” ka fituar edhe medaljen e arit në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kombëtarja spanjolle ka mposhtur Francën me shifrat 5-3. Ndeshja u zhidh pas 30 minutave të kohës shtesë.

Një dominim absolut i Spanjës në futboll, jo vetëm në kategorinë e meshkujve, por edhe në atë të femrave apo të të rinjve. Iberikët janë tashmë kampionë në fuqi të Europës, të Ligës së Kombeve dhe të Lojërave Olimpike me Kombëtaren e meshkujve, kampionë të Kupës së Botës dhe të Ligës së Kombeve me Kombëtaren e femrave, si dhe kampionë të Europës në Kombëtaren U-19 si për femra, ashtu edhe për meshkuj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/