Donaruma preket nga zhgënjimi i madh: Mbrëmë qava, qava që nuk munda ta çoja Italinë aty ku i takon

Italia nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026. “Axurrët” janë eleminuar nga Bosnje Hercegovina, duke përjetuar kështu ndjesinë e të qenurit jashtë Botërorit për të 3-tin edicion radhazi. Trishtimi ishte mëse i dukshëm në fytyrat e të gjithë kampit italian, të cilët padyshim e kishin mjaft të vështirë për ta kapërdirë këtë dështim sportiv. Donaruma ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka shprehur të gjithë zgjënjimin që ndjen pas ndeshjes së mbrëmshme.

“Mbrëmë, pas ndeshjes, qava. Qava për shkak të zhgënjimit që nuk munda ta çoja Italinë aty ku e meriton të jetë. Qava për shkak të trishtimit të madh që po ndiej, së bashku me të gjithë ekipin “axurr”, për të cilin jam krenar që jam kapiten, dhe e di që tani, edhe ju, tifozët e ekipit tonë kombëtar, po e ndjeni gjithashtu.

Fjalët janë pak të dobishme tani, është e vërtetë. Por ndiej një gjë fort brenda dhe dua ta ndaj me ju. Pas një zhgënjimi kaq të madh, duhet të gjejmë guximin për të kthyer faqen, edhe një herë. Dhe për ta bërë këtë kërkon shumë forcë, pasion dhe bindje. Gjithmonë duke besuar. Kjo është forca lëvizëse pas ecjes përpara. Sepse jeta i shpërblen ata që japin gjithçka, pa u ngurruar. Dhe këtu duhet t’ja nisim përsëri. Së bashku. Edhe një herë. Për ta sjellë Italinë përsëri aty ku e meriton të jetë”, ka shkruajtur Xhanluixhi Donaruma./Sport Ekspres/