“Donte të martohej dhe Silvinjo nuk e la”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

Pozita e Silvinjos në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar është lëkundur ndjeshëm. Befasitë e tij në dy ndeshjet e muajit qershor kanë nisur që me publikimin e listës së lojtarëve të përzgjedhur. Mihaj nuk ishte pjesë e futbollistëve të thirrur nga Silvinjo dhe gazetari Altin Sulçe ka zbuluar hapur prapaskenat. Ai ka treguar gjatë emisionit “Max Sport” se trajneri brazilian i ka kërkuar Mihajt të grumbullohej me Kombëtaren, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar do të martohej.

“Unë kam një informacion që Mihaj nuk është grumbulluar, sepse Silvinjo i ka thënë: “Eja 3 ditë më përpara”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën. Mihaj martohej, kishte dasmën. Silvinjo nuk ishte dakort. Ai vetëm të shtynte martesën. Ndërkohë ekipi të hënën grumbullohej. Donte të martohej dhe s’e lanë”, ka zbuluar Altin Sulçe./Sport Ekspres/