Java e dytë e Ligës së Kampionëve ka prodhuar një lumë golash. Borusia e Dortmundit ka turpëruar Selltikun në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë kanë fituar me shifrat e thella 7-1, teksa 5 prej goalve u shënuan që në pjesën e parë të takimit.
Në krahun tjetër, një festival golash ka ofruar edhe Barcelona. Katalanasit kanë reaguar pas humbjes së papritur 4-2 që morën në kampionat nga Osasuna. Inatin ne grumbulluar përgjatë këtyre ditëve e kanë nxjerrë mbrëmjen e sotme përballë Jang Bojsit. Barcelona ka mposhtur ekipin zviceran me rezultatin e thellë 5-0, duke treguar forcën e vetë edhe në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/