Arsenali do të luajë sot në gjysmëfinalen e Champions League kundër PSG. Topçinjtë do të kërkojnë vazhdimin e ëndrrës pasi eliminuan Real Madridin, por nga ana tjetër edhe PSG ndodhet në një super formë dhe ka bërë një sezon të mrekullueshëm duke eliminuar Liverpulin.
Para këtij takimi, Kvartskhelia ka shtuar akoma më shumë frikën e topçinjëve duke treguar emrat që kanë përpara në sulm. “Emri i thotë të gjitha, Liga e Kampionëve. Është një turne për kampionë. Dhe secili prej tyre ka cilësitë dhe aftësinë për t’u bërë kampion i këtij turneu. Ne po përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe mendoj se po bëjmë shumë mirë. Çelësi është të qëndrojmë të fokusuar në lojën tonë, të përqendrohemi plotësisht në çdo ndeshje dhe në çdo moment që na pret. Mendoj se gjithçka është e mundur për ne.
Doué, Dembélé, Barcola… ata janë të gjithë lojtarë të nivelit të lartë, të aftë për paraqitje shumë të profilit të lartë. Ajo që bie në sy tek Doué është vetëbesimi i tij. Ai është vetëm 19 vjec, megjithatë ai është një dhuratë për futbollin. Është dashuria e tij për lojën dhe profesionalizmi i tij. Të gjithë besojnë tek ai dhe talenti i tij”, tha Kvarstkelia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/