Sot është luajtur java e fundit e Premier League dhe ka pasur një dramë të madhe sa i përket vendeve që të dërgojnë në Champions League. Kjo pasi ishin katër skuadra në lojë për dy vende dhe në fund kemi njohur fituesit.
Notingham Forest-Chelsea ishte një ndeshje direkte ku fituesi shkonte në Champions dhe ishin londinezët që ia dolën, 0-1, duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Goli i mbrojtësit Colëill vendosi gjithcka duke dërguar londinezët më tej.
Ndërkohë Neëcastle u befasua në shtëpi nga Evertoni duke humbur 0-1. Me këtë rezultat, Neëcastle nuk ishte kualifikuar në Champions, por falë fitores 2-0 të Man Utd kundër Aston Villa, Neëcastle arriti të përfitoi duke kaluar më tej.
Kështu Evertoni dhe Man Utd kanë prishur llogaritë, ndërsa në fund ishin Notingham dhe Aston Villa që përfunduan pa biletë në Champions, biletë që u shkojë në duar Chelsea dhe Neëcastle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/