Dramë e madhe në Shkup. Maqendonia e Veriut ka kaluar nga iluzioni i madh i fitores në zhgënjimin e madh të barazimit në vetëm 4 minutat e fundit të lojës. Miovski përfitoi nga një pasim i gabuar i uellsianëve në minutën e 92-të dhe e dërgoi topin në rrjetë. Një gol i cili bëri që maqedonasit të shpërthenin në festë, pasi ndjenin se fitorja do të ishte e tyre.
Por fati u tregua i pamëshirshëm me fqinjët lindorë. Në minutën e 96, Bruksi e dërgoi topin përtej vijës fatale dhe vulosi shifrat përfundimtare në 1-1. Një barazim që ka shijuar si një humbje për lojtarët e Maqedonisë së Veriut./Sport Ekspres/