Drejtësi shqiptare në Champions dhe në Conference League, 5 arbitra shqiptarë caktohen në krye të detyrës nga UEFA

Turet e dyta kualifikuese të garave të UEFA-s do të nisin javën e ardhshme. Ekipet shqiptare do të jenë të pakët në fushë, por jo arbitrat shqiptarë. Do të jenë 5 trupa arbitrash nga Shqipëria dhe Kosova që do të ndajnë drejtësinë në turin e dytë të garave të UEFA-s. Eldorian Hamiti do të ketë mundësinë të gjykojë përballjen mes Ludogoretsit dhe Dinamos së Minskut në Champions League.

Ndërkohë, pjesa tjetër e arbitrave shqiptarë do të kryejnë detyrën ne turin e dytë kualifikues të Conference League-s. Mervan Bejtullahut i është besuar sfida mes Banik Ostravës dhe Urartusë, ndërsa Florian Latës përballja Sumkajit-Fehervar. Gjithashtu në krye të detyrës do të jenë edhe Visar Kastrati në Cyrih-Shellbërn, si dhe Gaz Nuza në përballjen mes Slaskut dhe Rigës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Champions League turi i dytë

20:00 Ludogorets – Dinamo Minsk

Eldorjan Hamiti ALB

Ilir Tartaraj ALB

Emigers Gançi AL

Erjon Bastari

 

Conference League, turi i dytë

19:00 Banik-Urartu
Mervan Bejtullahu KOS

Arbnor Bullatovci KOS

Lumturije Muhadri KOS

Alban Shala KOS

18:00  Sumkajit-Fehervar

Florian Lata ALB

Xhulio Mani ALB

Rejdi Zaimi ALB

Kreshnik Cjapi ALB

 

19:00 Cyrih-Shellbërn

Visar Kastrati KOS

Besnik Morina KOS

Granit Hyseni KOS

Valon Bajgora KOS

20:30 Slask-Riga

Genc Nuza KOS

Fatlum Berisha KOS

Bujar Selimaj KOS

Dardan Çaka KOS