Enea Jorgji do të jetë në krye të detyrës mbrëmjen e së enjtes, më datë 3 tetor. UEFA i ka besuar arbitrave të “Abissnet Superiore”-s gjykimin e sfidës Hajdenhaj-Olimpia Ljubjana. Jorgji do të kryejë rolin e arbitrit kryrsor të takimit, ndërsa në vijën anësore do të ngrenë flamurin Denis Rexha dhe Ridiger Cokaj. Sa i përket arbitrit të katërt, ky rol do të mbulohet nga Eldorjan Hamiti.
Ndërkaq, në dhomën e VAR-t do të gjenden përsëri dy gjyqtarë të kampionatit shqiptar. Kreshnik Barjamaj dhe Juxhin Xhaja do të monitorojnë ndeshjen përmes kamerave. Ndeshja mes Hajdenhajmit dhe Olimpias së Ljubjanës është e vlefshme për javën e parë të Ligës së Konferencës dhe do të nisë në orën 18:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/