Milot Rashica dhe Ernest Muçi nuk janë të vetmit lojtarë shqiptarë që Beshiktashi synon të ketë në organikë. Rei Manaj është përfolur për një transferim të mundshëm te bardhezinjtë e Stambollit, ndërsa së fundmi po qarkullon edhe emri i Berat Gjimshitit.
Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Beshiktashit ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Sportingut të Lisbonës dhe Atalantës. “Fotospor”-i bën me dije se Samet Ajababa mbajti nën vëzhgim Sebastian Koatesin dhe Berat Gjimshitin. Kapiteni i Shqipërisë ëhtë një profil që pëlqehet nga drejtuesit e gjigantit turk, që tashmë duket se po shndërrohet në një mini Komëtare shqiptare./Sport Ekspres/