“Drejtuesit e Beshiktashit më pyetën për Asllanin”, lojtari i Torinos: I tregova për aftësitë teknike të Kristjanit

Kristjan Asllani është duke vazhduar karrierën e tij në radhët e Beshiktashit. Një ndikim në kalimin e tij në Stamboll duket se e ka pasur edhe lojtari i Torinos, Ilkani. Në një intervistë të dhënë për “TRT Spor”, mesfushori turk ka treguar se drejtuesit e Beshiktashit e kanë telefonuar për të mësuar më tepër informacione rreth Asllanit.

“Para se drejtuesit e Besiktas të kontaktonin Asllanin, më telefonuan për informacion. Unë gjithashtu fola me shumë respekt për të. Ai ka aftësi teknike të nivelit të lartë. Ai ishte gjithashtu një nga njerëzit me të cilët ndihesha më rehat në ekip. Mund të them se ka një karakter shumë të mirë. Shpresoj që të ketë sukses me Shqiponjat. Fola me Asllanin për tifozët e Beshiktashit, Stambollin dhe mjediset. Madje i tregova gjithçka individualisht”, ka thënë Emirhan Ilkani./Sport Ekspres/