Chelsea pësoi një humbje turpëruese kundër Middlesbrough në EFL Cup në shifrat 1-0. Kjo ndeshje është komentuar shumë pasi ekipi i Championship mundi londinezët.
Armando Broja e nisi nga stoli këtë takim, pavarësisht se kishte shënuar me Preston në ndeshjen e fundit. Sipas informacioneve të mediave britanike, drejtuesit e Chelsea i kanë tërhequr vëmendjen Pochetino se Broja duhej të ishte në fushë nga fillimi dhe se nuk mund të eksperimentohej me Colwill si mbrojtës të majtë.
Por Pochetino u shpreh se Broja vjen nga dëmtimi, kishte luajtur titullar me Preston dy ditë më parë, do të luajë titullar me Fulham në kampionat dhe një sulmues që vjen nga dëmtimi kaq i gjatë e ka të pamundur të bëj tre ndeshje si titullar në vetëm 7 ditë. /Sport Ekspres/