Drejtuesit e Lacios takojnë menaxherin e Elseid Hysajt, duan ta japin falas, por nuk ka interesime për mbrojtësin

Elseid Hysaj është kthyer në një çështje të rëndësishme te Lacio. Trajneri nuk e ka në plan për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me menaxherin e mbrojtësit shqiptar, për të diskutuar në lidhje me këtë temë.

Sipas mediave italiane, te Lacio e kanë bërë të qartë se janë gati ta japin edhe falas Hysajn, në mënyrë që të kursejnë rrogën që merr shkodrani tek ta, me kontratën që skadon në 2025. Megjithatë, për momentin nuk ka interesime për Hysajn dhe këtu qëndron problemi. Për sa kohë nuk ka një interesim konkret për ta afruar shkodranin, Elseidi do të vazhdojë te Lacio. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/