Drita ka arritur të kalojë me sukses në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra shqiptare ka mposhtur sot për të dytën herë Breidablikun. Pas fitores 2-1 në Rejkjavik, skuadra nga Kosova ka mposhtur në shtëpi 1-0 islandezët.
Ndeshja u vendos në minutën e 66, kur Selmani e dërgoi topin në rrjetë. Tashmë Drita do të presë të mësojë se cila do të jetë pengesa e radhës për në grupet e Ligës së Konferencës. Kundërshtari në turin e tretë do të jetë fituesi i çiftit Auda-Kliftonvill./Halit Delibashi-Sport Ekspres/