Lindon Selahi është larguar nga Rijeka. Një ndarje aspak e lehtë për mesfushorin shqiptar, i cili e la skuadrën kroate pas fitimit të kupës dhe të kampionatit. Në një intervistë të dhënë për “Novosti List”, Selahi ka deklaruar se dëshiron ta shohë Rijekën në grupet e Ligës së Kampionëve. Ai ka theksuar se dashuria e tij për klubin është aq e madhe sa do të rikthehet një ditë, në mos si lojtar në fushën e lojës, si një tifozn në tribunë.
“I uroj të gjithëve te Rijeka që të përsërisin atë çfarë kemi bërë ne. I uroj klubit tim një vend në grupet e Ligës së Kampionëve. Do të ndjek çdo ndeshje të mundshme dhe çdo gjë tjetër rreth Rijekës. Kjo nuk është një lamtumirë, thesht një ‘shihemi më vonë’. Me siguri që do të rikthehem. Nëse jo si lojtar, atëherë si një tifoz”, ka deklaruar Lindon Selahi./Sport Ekspres/