Ylber Ramadani ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it pas përfundimit të ndeshjes kundër Romës. Mesfushori shqiptar u shpreh se me Blinin në mesin e fushës ka më tepër mundësi për të shtyrë përpara dhe për të provuar golin. Diçka që nuk e bën dot në Kombëtare, duke qenë se e ndan mesfushën me dy lojtarë si Asllani dhe Bajrami, që kanë më tepër detyra sulmuese. Sa i përket përballjes me Italinë në Euro 2024, Ramadani paralajmëron axurrët se Shqipëria do të luajë për fitore.
“Pas 10 minutave të para pata ndjesinë që mund ta fitonim këtë ndeshje. Ata patën vetëm dy shanse të rrezikshme me Angelinon dhe Aouar-in. Si ndihem me Blinin? Në Kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin. Me Blinin kam më shumë mundësi për të shtyrë përpara. Kur marrim topin unë da të shkoj përpara për të shënuar. Kundër Italisë në Europian? Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, sepse unë luaj këtu në Itali. Ata janë një ekip i fortë, por gjithashtu edhe ne luajmë për të fituar”, ka thënë Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/