Dani Karvahali është paraqitur në konferencë për shtyp përkrahë De La Fuentes në prag të sfidës çerekfinale kundër Gjermanisë. Mbrojtësi spanjoll ka thënë se ndihet mjaft energjik dhe po pret me padurim ndeshjen, por është shprehur i shqetësuar për sezonin që pret. Ai thekson se është e pamundur të ruhet niveli në sezonin e ri, pasi numri i ndeshjeve do të rritet edhe më shumë.
“Kam më shumë energji se kurrë. Dua të vijë ndeshja dhe të ha kundërshtarët. Por duke pasur parasysh se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm, me një Superkupë jashtë Spanjës, një Botëror për Klube që do të na largojë nga shtëpia edhe për një muaj, një tjetër Champions League… është një kalendar i paimagjinueshëm dhe niveli i ndeshjeve do të bjerë sepse është e pamundur të ruash të njëjtin nivel duke luajtur çdo tre ditë”, ka thënë Dani Karvahali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/