“Duhej ta ngacmonim pak Italinë me sulmuesit”, Shpëtim Duro: Të ishte ashtu puna luanim Aliji-Broja-Balliu

Mirel Josa ishte i ftuar në “Neës24” ku diskutoi ndeshjen e humbur të Shqipërisë ndaj Italisë. Josa mendon se tifozeria e shumtë ka dehur ekipin shqiptar që ishte totalisht jashtë pritshmërive në këtë përballje.

“Nuk më pëlqeu fare një gjë. Vjen italia 2 orë para ndeshjes, shikon fushën, stadiumin dhe ikën në dhomat e zhveshjes. Vjen Shqipëria 1 orë e gjysmë para ndeshjes, në orën normale të caktuar nga UEFA dhe kanë ndenjur 10 minuta vetëm duke u marrë me tifozerin, duke filmuar video me celular. Kjo nuk më pëlqeu, lojtarë tanë ishin të shokuar nga tifozët dhe atmosfera, nga organizimi i madh i shqiptarëve, pësuan një farë shoku”, tha Josa.

Nga ana tjetër, Shpëtim Duro, u shpreh: “Të merret goli aq lehtësisht kur jemi 1-0, nuk e di. Del Bastoni aq lehtë për të shënuar dhe Seferi që rri duke e parë. Duke parë që Seferi dhe Asani po rrinin gjithë kohën në dublim të mbrojtjes, ishin mbrojtësa, njëri në krah të majtë dhe tjetri në krahë të djathtë. Të ishte ashtu unë do të luaja më mirë Hysaj-Balliu dhe Mitaj-Aliji jo Hysaj-Asani dhe Mitaj-Seferi. E kuptoj që kanë punë edhe në mbrojtje se po luajmë ndaj Italisë, por patjetër që Asani dhe Seferi duhet të bëjnë ndonjë ngacmim përpara, t’i ngacmojnë 2-3 herë siç bëri Arbër Hoxha. Mesfusha ishte inekzistente fare”, tha Duro. /Sport Ekspres/