“Duhen bo** për ta mbajtur linjën e mbrojtjes kaq lart”, Kasado vlerëson strategjinë e Flikut: Punë mbrojtëse spektakolare

Barcelona nuk ka hequr dorë nga taktika e Flikut për të mbajtur lart linjën e mbrojtes. Pavarësisht se në teori një strategji e tillë duket e rrezikshme, në praktikë po korr sukses të madh për katalanasit. Pas fitores 0-4 kundër Realit të Madridit, Kasado u ka thënë mediave se puna e kryer nga ekipi në fazën mbrojtësi është spektakolare dhe kërkon guxim të madh për t’u zbatuar.

“Puna mbrojtëse e ekipit është spektakolare. Besoj te puna e të gjithë ekipit. Duhet të kesh bo** për ta mbajtur linjën e mbrojtjes kaq lart. Medoj që është e pabesueshme dhe për momentin po funksionon”, është shprehur Mark Kasado./Sport Ekspres/