Reali i Madridit do të përpiqet të përmbysë humbjen 3-0 kundër Arsenalit mbrëmjen e nesërme. Kthimet e rezultateve në “Santiago Bernabeu” kanë qenë të shpeshta dhe në kampin madrilen synojnë të përjetëojnë një tjetër mbrëmje suksesi në Ligën e Kampionëve. Karlo Ançeloti është paraqitur përpara gazetarëve në prag të kësaj sfide, ku ka deklaruar se e ka të qartë planin e lojës kundër Arsenalit.
“Kilian Mbapeja ishte i mërzitur pas kartonit të kuq, por gjithashtu ishte shumë i motivuar. Është stërvitur mirë. Nesër na duhen golat e tij më shumë se kurrë. Nuk mendoj se kjo ndeshje me Arsenalin do të ndikojë në të ardhmen time te Reali i Madridit. Nuk është ndeshja ime e parë e madhe dhe shpresoj të mos jetë e fundit. Jam i emocionuar.
Do të luajmë me ritëm të lartë, të bëjmë presing lart dhe të kontrollojmë zotërimin e topit. Duhet ta kontrollojmë lojën nga fillimi deri në fund. Kemi një plan, të cilin duam ta ekzekutojmë. I kemi praktikuar gjërat në stërvitje. Plani jonë i lojës është i qartë. Nesër kemi nevojë për një ndeshje në maksimumin e nivelit tonë. Duhet të luajmë një ndeshje me kokë, me zemër dhe me bo**”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/