Gazetari Gerti Carcani ishte i ftuar në emisionin Real Story në ABC Neës. Ai ka diskutuar sa i përket ndeshjes Shqipëri-Serbi e mbyllur në shifrat 0-0 në Air Albania. Një organizim perfekt nga ana e Shqipërisë që e mbyll takimin me 0 incidiente të ndodhura, ndërsa tani diskutimi ka kaluar nëse edhe në Serbi do të bëjnë të njëjtën mikëpritje apo do të përsërisin skenën e Beogradit.
“Jemi 11 vite më pas nga 2014 dhe ajo ndeshje ka lënë shenjë të madhe, ngjarja e Beogradit. Nga ana tjetër Shqipëria i ka dhënë dy herë provat, në Elbasan me serbët dhe tani në Air Albania. Kemi dhënë dy herë provat dhe nuk ka për të ndodhur e njëjta gjë në Serbi. Mos të harrojmë se situata nuk është e njëjtë, tani presidenti i FSHF është zëvendës president i UEFA-s, nuk e injorojmë dhe e anashkalojmë këtë fakt. Pra ti erdhe, të pritëm, na falenderove dhe unë mendoj se Federata Serbe do të marrë masat në 100% që të mos ketë asnjë lloj problemi atje sepse ndryshe, do të ndëshkohen rëndë”, tha Carcani. /Sport Ekspres/