Alban Xhihani ishte i ftuari i radhës në podcast-in “Flasim” të Edi Ramës. Kryeministri i Shqipërisë tregoi një bisedë që zhvilloi me Armando Brojën pas ndeshjes me Spanjën. Kreu i qeverisë shqiptare ka zbuluar bisedën që sulmuesi i Kombëtares zhvilloi me portierin Raja të Spanjës, në lidhje me pritjen që i bëri gjatë lojës.
“Fola pak me Aramandon (Brojën) dhe i thashë: “Si nuk hyri ajo dreq!? Sipas teje, a e bëre siç doje?”. ‘Në fakt, siç doja e bëra, sepse tipikisht portieri do të dilte. Kur mbaroi ndeshja e pyeta porterin dhe i thashë: ‘Të prita të dilje’. Ai më tha: ‘Nëse do të dilja, duke të njohur, ishte e sigurt do të ishte gol. Qendrova, sepse e vetmja mundësi do të ishte që ta kaloje (topin) lart’’, më tha Broja. Imagjinoje çfarë shpejtësie vendimmarrjeje dhe çfarë eksperience e detajesh luhen në këto lloj nivelesh”, është shprehur Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/