Dy arbitra të Superiores gjykojnë në grupet e Europa Ligës, Atalanta do të jetë në dorën e drejtësisë shqiptare

Dy arbitra të Superiores gjykojnë në grupet e Europa Ligës, Atalanta do të jetë në dorën e drejtësisë shqiptare

Arbitrat e Superiores do të jenë në krye të detyrës mbrëmjen e së enjtës. Këtë herë jo në kampionatin shqiptar, por në Ligën e Europës. Juxhin Xhajës i është besuar nga UEFA përballja mes Karabakut dhe Hakenit, e cila do të luhet në Azerbajxhan, duke nisur nga ora 18:45 e datës 14 dhjetor. Në rolin e gjyqtarëve anësorë do të jenë Dojando Myftari dhe Rejdi Avo, ndërsa Olsion Yzeiraj do të jetë në pozicionin e gjyqtarit të katërt.

Ndërkohë, Enea Jorgji do të jetë në krye të detyrës në Poloni. Rakov Çestoçova do të presë Atalantën të enjten në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00. Arbitri kryesor i këtij takimi do të jetë pikërisht Jorgji, i cili do të ketë me vete Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn në rolin e gjyqtarit anësor, si dhe Florian Latën në rolin e gjyqtarit të katërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/