Dy gola dhe një asist mbajnë firmën e Seferit, Asani shërben golin për Esteglalin

Legjionarët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë me ekipet e tyte edhe këtë fundjavë. Taulant Seferi po shkëlqen në radhët e Bodrumsporit, ku padyshim është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në fitoren e thellë 5-0 kundër Hatajsporit. Me këtë fitore Bodrumspori gjendet në krye të Ligës së Parë turke me 20 pikë të grumbulluara në 9 javët e para të kampionatit.

Protagonist këtë mbrëmje ishte edhe Jasir Asani. Lojtari i Kombtares kuqezi ka dhënë asist me fanellën e Esteglalit. Goli që nisi nga këmbét e tij i dërgoi shifrat në 1-1, duke bërë që ekipi iranian të dilte me një pikë nga transferta kundër Çadormalus./Sport Ekspres/