Dy legjendat e Shqipërisë shkojnë për të përkrahur Berat Gjimshitin, Tare dhe Cana shkojnë në stadium

Në ditën e djeshme Atalanta humbi finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit në shifrat 0-1. Pavarësisht se Atalanta vinte nga forma ideale dhe bardhezinjtë po vuanin për një fitore në kohët e fundit, eksperienca bëri punën e saj.

Ndërkohë në stadium ishin edhe dy legjendat e Shqipërisë, Lorik Cana dhe Igli Tare. Të dy shkuan në stadium për të parë ndeshjen dhe për të përkrahur Berat Gjimshitin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/