Manchester City ka nisur nga puna në këtë dritare transferimesh për të përforcuar ekipin. Afrimi i parë i Pep Guardiolës do të jetë një lojtar nga Uzbekistani. Bëhet fjalë për Abdukodir Khusanov-in. Ky i fundit është vetëm 20 vjeç dhe luan për Lens-in në Ligue 1.
Një transferim shumë fitimprurës për ekipin francez, që shpenzoi për të vetëm 100 mijë euro dhe tani, siç raporton edhe Fabrizio Romano, do të përfitojë më tepër se sa 40 milionë euro. Khusanov-i ka marrë edhe miratimin e Pep Guardiolës dhe do të kryejë vizitat mjekësore në ditët e ardhshme. Mbrojtësi nga Uzbekistani do të firmosë për Manchester City-n deri në verën e vitit 2029 me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon./Sport Ekspres/