Një lajm i papritur është publikuar përtej Adriatikut. “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se në zyrat e Milanit ka mbërritur një ofertë zyrtare për Teo Hernandezin. Mbrojtësi francez shihet si një nga yjet e skuadër dhe një interesim në merkato për të nuk përbën çudi. Por befasia e madhe qendron në faktin se oferta është bërë nga… Komo.
Skuadra që garon për mbijetesë në Serinë A ka shprehur zyrtarisht gatishmërinë për të paguar 40 milionë euro për kartonin e Teo Hernandezit. Megjithatë është vetë ky i fundit ai që i ka mbyllur derën ekipit italian./Sport Ekspres/