Silvinjo po vazhdon që të bind lojtarë të rinj për të përfaqësuar Shqipërinë. Këtë herë trajneri brazilian ka marrë pas vetes Arbër Hoxhën. Futbollisti 25 vjeçar është pjesë e Dinamo Zagrebit dhe kartoni i tij vlerësohet 1 milionë euro.
Roli i preferuar për Hoxhën është sulmuesi i krahut të majtë, në të njëjtin pozicion ku më para është përdorur Taulant Seferi dhe Myrto Uzuni. Sipas Dueli Sportiv, Arbër Hoxha do të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për miqësoret e muajit mars kundër Kilit dhe Suedisë.
Kjo listë do të bëhet publike nesër në orën 12:00. Ndërkohë, në ditën e sotme Arbër Hoxha shënoi golin e vetëm të Dinamo Zagreb në humbjen në transfertë 5-1 ndaj Paok në Conference League. /Sport Ekspres/
?? Arbër Hoxha’s goal against PAOK in the #UECL ???
pic.twitter.com/QxE5AZ7WSx— Kosovar Football ?? (@kosovarfootball) March 14, 2024