E BUJSHME/ Lëvizje befasuese në fund të merkatos, Nedim Bajrami pranë kalimit te gjiganti skocez

Nedim Bajrami mund të jetë befasia e këtyre ditëve të fundit të merkatos. Mesfushori shqiptar ishte në qetësi gjatë kësaj vere, duke bërë të mendohej se e ardhmja e tij do të ishte po në radhët e Sasuolos. Por situata ka ndryshuar së fundmi.

Mediat skoceze dhe ato italiane bëjnë me dije se Bajrami është pranë transferimit te Rejnxhërsi. Gjiganti skocez është në diskutime të avancuara me Sasuolon. Drejtuesit e klubit nga Glasgou kanë ofruar në tryezë një marrëveshje për huazim deri në fund të sezonit të Nedim Bajrami, me të drejtë blerjeje në fund të tij. Megjithatë, Sasuolo dëshiron shitjen përfundimtare të lojtarit të Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/