E bujshme/ Merr fund çështja Mbape, vjen zyrtarizimi i sulmuesit francez

Tashmë është zyrtare. Kilian Mbape do të jetë lojtar i Realit të Madridit. Çështja për të ardhmen e tij tashmë ka marrë fund. Klubi madrilen ka zyrtarizuar pak minuta më parë transferimin e sulmuesit francez përmes faqes së vetë zyrtare në ueb.

“Real Madrid CF dhe Kylian Mbappé kanë arritur një marrëveshje ku ai do të jetë lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme”, është shkruar në komunikimin zyrtar të klubit madrilen. Lojtari u transferua si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me PSG-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/