Emri i Roko Vatës ka nisur të qarkullojë në zyrat e klubeve angleze dhe jo vetëm për një transferim të mundshëm të tijin. Premier Liga duket më afër për lojtarin shqiptar, por jo me fanellën e Uatfordit.
Mësohet se dy klube nga elita e futbollit britanik kanë hyrë në garë për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës. Bëhet fjalë për Kristal Palasin dhe për Fulhamin, të cilat duket se po binden nga cilësitë e shpalosura nga Roo Vota. Ndërkohë listës së skuadrave të interesuara për talentin 2-vjeçar i është shtuar edhe gjiganti turk, Gallatasarai./Sport Ekspres/