Ernest Muçi pritet të jetë qendra e vëmendjes në merkato sa i përket kampionatit polak. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë sezon me Legian e Varshavës, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asiste në të gjitha kompeticionet. Ish-lojtari i Tiranës tërhoqi një vëmendje të gjerë me tre golat që i shënoi Aston Vilës në Ligën e Konferencës.
Golat e tij nuk kaluan pa u vënë re, teksa menjëherë ka ardhur interesimi nga Premier Liga. Mediat polake, por edhe në “Transfermarkt”, përflitet për një interesim të Fulhamit. Këta të fundit luajnë në elitën e futbollit anglez, ku mbajnë vendin e 12, me 18 pikë të grumbulluara. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ofertë zyrtare në janar, apo gjithçka do të mbetet në fazën e interesimit. Kartoni i Ernest Muçit aktualisht vlërësohet 5 milionë euro, por Legia e Varshavës synon të përfitojë edhe më tepër se kaq./Halit Delibashi-Sport Eskpres/