Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Sipas raportimit të Sky Sport, UEFA ka marrë vendimin dhe do të jap të drejtën që Kombëtaret të shkojnë me 26 lojtarë në Euro 24.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, por duket se vendimi është marrë. Propozimi për 26 lojtarë u bë nga trajneri i Serbisë, ndërsa Silvinjo, trajneri i Anglisë, Francës dhe Gjermanisë ishin kundër kësaj ideje.
Sigurisht që në pamjen e parë ky duket të jetë një lajm i mirë për Shqipërinë pasi në një konkurrencë të tillë sulmi, nuk do të ngelet askush jashtë.
Por Silvinjo i frikësohet prishjes së atmosferës pasi në tre ndeshjet e grupit, disa lojtarë duhet të ngelen në tribunë me 26 lojtarë dhe kjo mund të trazojë ujërat brenda grupit. /Sport Ekspres/