E çfarë po ndodh me lojtarët e Shqipërisë? Kjo është pyetja që duhet të ngrihet për disa prej yjeve të Kombëtares, të cilët nuk po gjejnë vend as në stol te ekipet e tyre. Nedim Bajrami po kalonte një kohë shumë të vështirë te Rangers, aq sa u përjashtua nga ekipi për ndeshjet e Europa League.
Ndërkohë në Europa League në takimin e fundit me Brann, në atë humbje 3-0, debutoi një trajner gjerman te Rangers, Rohl. Ai mori menjëherë vëmendje për karakterin e tij të fortë teksa u përball me inatin e tifozëve duke iu shkuar afër dhe duke i dëgjuar në stadium, pavarësisht se rezultatet e këqija te Rangers nuk ishin për faj të tij.
Madje në atë ndeshje debutuese, pasi i shkoi në tribuna, Rohl bisedoi me tifozët edhe në aeroport duke i premtuar se ekipi i tyre do të kthehej. Por ajo që bën habi është fakti se Nedim Bajrami nuk gjendet sot për ndeshjen e kampionatit me Kilamrnock as në stol, teksa të gjithë shqiptarët prisnin që gjermani të rikthente Bajramin në nivelin më të lartë. Për momentin nuk ka asnjë informacion rreth një dëmtimi të lojtarit, duket se vendimi i trajnerit është thjesht për arsye teknike. /Sport Ekspres/