E çuditshme/ Dortmundi fiton më shumë para nëse humb finalen e Champions League kundër Realit sesa nëse fiton me madrilenët

Dortmundi do të përballet sot në finalen e Champions League kundër Real Madrid. Gjermanët kanë bërë një rrugëtim të pabesueshëm deri tani, por në finale përballen me një situatë të çuditshme.

Por për çfarë bëhet fjalë? Dortmundi fiton më shumë para nëse humb finalen me Realin sesa nëse e fiton atë. Fituesi i finales grumbullon 20 milionë euro, ndërsa nëse humb merr 15 milionë euro.

Teksa shitën Bellingham te Reali, Dortmundi vendosi një klauzolë 25 milionë euro nëse madrilenët do të fitonin Championsin me këtë lojtar. E teksa finalja vjen Dortmund-Real Madrid, Dortmundi grumbullon 40 milionë euro nëse humb këtë përballje me spanjollët. /Sport Ekspres/