E çuditshme/ Trajneri i Burnley bën gjithçka për të mos futur Armando Brojën, nuk mjafton as Shqipëria dhe as Foster

Armando Broja i ngriti të gjithë tifozët në këmbë me super performancën e zhvilluar kundër Jordanisë. Entuziazmi për rikthimin e këtij lojtari ishte në masën më të lartë, por te Burnley shqiptari vazhdon të vuajë. Burnley luajti sot kundër Leeds atje ku fitoi në shifrat 2-0. Burnley ishte pa sulmuesin kryesor të dëmtuar, Foster, por sërish Broja nuk u hodh në fushë, madje për asnjë minutë të vetme.

Trajneri i besoi sulmuesit të tretë, Flaming, që mori vendin e titullarit. Madje edhe pas largimit të tij, nuk iu besua Brojës. Në fund trajneri hodhi një 35-vjeçar që nuk e kishte parë asnjëherë fushën e lojës këtë sezon në Premier League, Barnes, duke lënë sërish në stol Brojën. Një vendim që tregon qartazi se dicka nuk po shkon në marrëdhënien mes tyre. /Sport Ekspres/