E dërgoi ekipin në Kategorinë e Dytë, Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin

Te Partizani ka ardhur koha e lëvizjeve jo vetëm në merkaton e lojtarëve, por edhe të trajnerëve. Renaldo Kalari nuk do të jetë më pjesë e Partizanit B. Njoftimi ka ardhur nga faqja e Partizanit, e cila tregon se palët kanë mbyllur bashkëpunimin, ndërsa Kalari e ngjiti ekipin B në Kategorinë e Dytë.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin e skuadrës Partizani B, Renaldo Kalari. Gjatë sezonit 2024–2025, Kalari udhëhoqi me sukses skuadrën drejt realizimit të objektivit të ngjitjes në Kategorinë e Dytë. Klubi e falënderon për kontributin dhe energjinë e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës si trajner”, shkruan Partizani. /Sport Ekspres/