“E dimë çfarë të presim nga shqiptarët, janë të shpejtë dhe sulmues”, trajneri i Jagiellonias nuk trembet: Ia kemi analizuar pikat e dobëta

Dinamo City është vetëm dy ndeshje larg grupeve të Ligës së Konferencës. Ekipi i Ilir Dajës do të zbresë mbrëmjen e nesërme në fushë përballë Jagiallonias për të synuar befasinë në tokën polake. Trajneri i Jagiellonias ka folur për “TVPSPORT.PL” në lidhje me duelin e nesërm dhe atë të një jave më pas në “Air Albania”. Siemieniec-i ka theksuar se Dinamoja nuk duhet të vlerësohet nga niveli i ligës shqiptare apo nga vlera e lojtarëve në treg, por nga analizimi i performancave të tyre. Trajneri i Jagiellonias ka vlerësuar pozitivisht Dinamon, por nga ana tjetër ka shtuar se i ka studiuar mirë pikat e saj të dobëta.

“Duhet të çlirohemi nga stereotipi i ligës shqiptare, sepse shumë i gjykojnë rivalët tanë bazuar në statistika dhe vlerat e ekipit, por jo në analizën e performancës së tyre. Ne e dimë nga analiza se çfarë të presim nga shqiptarët. Besoj se do të luajmë kundër një ekipi që, nga një perspektivë thjesht futbollistike, ishte thjesht më i mirë në dy ndeshjet kundër Hajdukut. Po flas për vlerësimin e së tashmes, jo të potencialit dhe historisë së ekipeve.

Ky është një ekip me një natyrë shumë ofensive dhe të guximshme, që shpesh nis sulme të shpejta dhe është agresiv. Ata dolën nga dy ndeshjet kundër Hajdukut me një qëndrim të mirë. Karakterizohen nga shpejtësia e lartë dhe motori. Ata gjithashtu luajnë mbrojtje të drejtpërdrejtë. Dinamos i pëlqen të dominojë kundërshtarët e tyre. Pasi analizuam, e dimë se ku janë dobësitë e kundërshtarëve tanë. Do të bëjmë gjithçka për t’i shfrytëzuar ata. Ne e dimë vlerën tonë dhe e dimë se jemi një ekip i rrezikshëm. Presim dy ndeshje të vështira. Mund të shihni një liri në lojën e tyre, pasi ata nuk janë të ngarkuar nga pritshmëeitë”, është shprehur Adrian Siemieniec./Sport Ekspres/