“E dimë kë kemi përballë”, Gjimshiti beson: Kemi mundësinë të kalojmë grupin, do ta bezdisim Spanjën

Gjimshiti është paraqitur mbrëmjen e sotme përkrahë Sivlinjos përpara gazetarëve. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka thënë në konferencë për shtyp se ekipi është gati për sfidën e nesërme. Gjimshiti thekson se për Shqipërinë nuk ka rëndësi nëse iberikët do të luajnë me formacionin e parë apo të dytin, pasi niveli është thuajse i njëjtë. Ai zotohet se lojtarët do të provojnë ta bezdisin sa më shumë Spanjën, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për më tej.

“Spanja është një ekip shumë i fortë. Besoj që të gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër. E rëndësishme është që jemi ende ne grup dhe kemi mundësi ta kalojmë grupin. Do të japim maksimumin ta bezdisim Spanjën nesër. Edhe formacioni i dytë i Spanjës është në nivel pothuajse të njëjtë me formacionin e parë. Kjo nuk ndikon shumë te ne. Ne e dimë kë kemi përballë. Nuk mendojmë si të tjerët, që ata do të luajnë me ekipin e dytë”, ka thënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/