“E dimë si i pëlqen të luajë Tuhelit”, Silvinjo e ka të qartë: Të bëjmë diçka speciale në sulm, ta vendosim në vështirësi Anglinë

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e nisin rrugëtimin me ekipin më të vështirë të grupit, me Anglinë. Silvinjo është paraqitur në konferencë për shtyp për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ne lidhje me sfidën e nesërme. Trajneri brazilian a vlerësuar së tepërmi Tomas Tuhelin dhe Kombëtaren e Anglisë, por ka theksuar se Shqipëria duhet të përpiqet të bëjë diçka speciale në sulm.

“Kemi pasur disa probleme të vogla me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Por kemi Ajetin dhe Mihajn, dy qendërmbrojtësa të tjerë. Nesër do të vendosim. E kemi studiuar Tuhelin dhe ekipin e Anglisë. E dimë si i pëlqen atij të luajë futboll. Për të mos harruar që ka shumë lojtarë të mirë në përbërje. Për të dyja ekipet çdo gjë është e qartë. Janë 90 minuta të gjata për t’u shijuar, për të marrë përgjegjësi. Por duhet respektuar, sepse është një nga ekipet më të mira në botë. Jemi të përgatitur.

Tuheli është një trajner i mirë. I ri, por është një fitues. Ka shumë energji. Presim diçka, por nuk do të zbulojmë shumë. Nuk na intereson sistemi, na interesojnë lojtarët. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, si fizikisht, si teknikisht. Për ne do të jetë e rëndësishme të bëjmë diçka vërtetë speciale në sulm. T’i vëmë në vështirësi. Do të jetë e vështirë, e dimë, por duhet të përpiqemi. Unë me Zabaletën kemi luajtur këtu, e dimë ritmin e Premier Ligës. Nuk kemi rrugë tjetër, duhet të luajmë e zemër dhe me grintë. Është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Duhet të lu.ftojmë për çdo pikë. ”, ka deklaruar Silvinjo./Sport Ekspres/