E pabesueshme është rritja e Comos në këtë sezon të Serie A. Kjo skuadër jo vetëm që po grumbullon pikë, por është duke zhvilluar një futboll në kufijtë e së pabesueshmes. Statistikat flasin qartë në favorin e Comos, si sot në takimin ndaj Atalantës, e përfunduar në shifrat 0-0.
Në minutën e 7 të ndeshjes, Ohanor u ndëshkua me karton të kuq te Atalanta, e cila duhej të luante me 10 lojtarë. Por pavarësisht kartonit të kuq, kjo nuk justifikon shifrat e frikshme të ndeshjes. Pritshmëria për gol te Como ishte jashtëzakonisht e lart, 5.24, ndërsa te Atalanta ishte 0.52. Pothuajse e njëjta si dje te Elche-Barcelona, që hyri në histori, pasi që nga koha kur janë mbledhur të dhënat e ndeshjeve nuk ishte parë ndonjëherë në La Liga që një skuadër ta kishte pritshmërinë për gol, pra të ishte më afër golit se Barcelona, 6.44.
Po të njëjtin nënshtrim ka bërë edhe Como ndaj Atalantës me 28 goditje, nga të cilat ishin 9 në portë dhe ku ishin 11 raste të pastra. Në fund ndeshja përfundoi 0-0 dhe një meritë e madhe këtu shkon edhe për mbrojtësin e Shqipërisë, Berat Gjimshitin. /Sport Ekspres/