E FUNDIT/ Daugavpilsi shtang Vllazninë, shkodranët mposhten në shtëpi

Vllaznia shtanget në shtëpi. Shkodranët janë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Daugavpilsi. Kuqeblutë patën rastet e tyre gjatë lojës, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 85 dhe mban autorësinë e Lizunovsit. Vllaznia u përpoq të rikthente baraspeshën, por pa sukses. Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1, ndërsa ekipet do të ballafaqohen sërish javën e ardhshme, më 17 korrik./Sport Ekspres/