E FUNDIT/ Drita bën krenarë tifozët shqiptarë, shkon një hap larg grupeve pas kualifikimit në shtesa

Drita është në “play off” të Ligës së Konferencës. Klubi nga Gjilani ka bërë krenarë sportdashësit shqiptarë me kualifikimin e sotëm përballë Audas. Krasniqi shndërroi në gol një penallti në minutën e 75, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa. Letonezët u kundërpërgjigjën me anë të Gaye-së vetëm 1 minutë pas fillimit të shtesave.

Megjithatë Drita tregoi karakter dhe siguroi fitoren. Broja tundi rrjetën në minutën e 102-të, ndërsa Dabiqaj vulosi kualifikimin ne golin e shënuar në minutën e 115. Drita kaloi kështu më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe është tashmë vetëm një hap larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/