E FUNDIT/ Festë e çmendur për Gjeorgjinë, mundin Portugalinë dhe kalojnë për herë të parë grupin në Europian

Festë e çmendur për gjeorgjianët. Ajo që cilësohej si Kombëtarja më e dobët e këtij Kampionati Europian ka bërë befasinë e madhe. Gjeorgjia ka mposhtur sot Portugalinë me shifrat 2-0 dhe ka siguruar kalimin e grupit për të parën herë në histori.

Kvarashkelia zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit, duke e dërguar ekipin në epërsi në dhomat e zhveshjes në pushimin mes pjesëve. Në pjesën e dytë të lojës ishte Mikautadze ai që dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund shifrat fiksohen në 2-0 për gjeorgjianët, të cilët kalojnë grupin me 4 pikët e grumbulluara në këto 3 ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/