E FUNDIT/ Fitore e madhe për Flamurtarin! Kalon Apoloninë në Play Off, do të përballet me Laçin për një biletë në Superiore

Flamurtari ka marrë një fitore të madhe kundër Apolonisë dhe tani do të jenë ata në finalen e Play Off kundër Laçit. Vetëm pak më parë, vlonjatët janë përballur ndaj Apolonisë dhe 90 minutat do të mbylleshin në barazimin pa gola.

Frashëri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77 pas një goditje ndaj kundërshtarit, duke lënë vlonjatët me 10 lojtarë. Megjithatë këta të fundit arritën që të mos thyhen nga kundërshtari as në minutat shtesë.

Në fund, gjithçka u vendos në ruletën ruse. Flamurtari ishte më i qetë duke arritur të fitojë 3-4 nga penalltitë, me Teqjan që shënoi në penalltinë e fundit. /Sport Ekspres/