E FUNDIT/ Hidhet shorti i Champions League, goglat dhe fati i buzëqesh Ballkanit dhe Egnatias

Pak më parë është hedhur shorti për turin e parë në Champions League. Fati i ka buzëqeshue Ballkanit dhe Egnatias.

Ekipi i Dajës do të përballet ndaj Santa Coloma, ndërsa kampionët e Superiores, Egnatia, do të ketë boshnjakët e Borac Banja Luka.

Nga krahu tjetër Struga ka një rival të vështirë si Slovan Bratislava, ndërsa ekipi shqiptar i Malit të Zi, Decic, do të ketë përballë uellsianët e TNS. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Slovan Bratislava-STRUGA

The New Saints-FK DECIC

FK Borac Banja Luka-EGNATIA

FC BALLKANI-UE Santa Coloma