Angli-Spanjë do të jetë çifti finalist i Kampionatit Europian 2024, që do të luhet më 14 korrik në Berlin. “Tre luanët” kanë “kafshuar” në fund me anë të Uatkinsit, i cili hyri nga stoli dhe vendosi ndeshjen në minutën e 90. Hollandezët kaluan të parët në epërsi, teksa Simonsi rrëmbeu një top nga Deklan Rajsi dhe me një gjuajtje nga larg në minutën e 7 zhbllokoi rezultatin.
Por “tulipanët” nuk mundën ta kthenin në avantazhin e tyre këtë gol të hershëm. Harri Kejni fitoi një 11 metërsh në minutën e 17, të cilin e shndërroi në gol. Skuadrat kërkuan gjatë gjithë ndeshjes golin e dytë, duke goditue dy herë edhe shtyllën. Por fati i buzëqeshi në fund anglezëve, që me golin e Uatkinsit në minutën e 90 siguruan finalen e Europianit për të dytin edicion radhazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/